Nesër marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale
Nesër (e hënë), në orën 12, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, do të mbahet marsh protestues për mbështetjen e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës në Kosovë.
Këtë protestë e ka mbështetur edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, përmes rrjetit social “Twitter”.
Në një njoftim përmes rrjeteve sociale, Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT), ka njoftuar se marshi do të vazhdojë deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku edhe aty do të vendosen pankartat.
“Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, në ora 12.00, dhe marshi do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës. Pjesëmarrësit do të bartin pankartat me mesazhet që kanë dhënë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë pas publikimit të fotografisë, të cilat mesazhe do të vendosen në hyrjen e Kuvendit të Kosovës”, shkruan KRCT në rrjetin social “Facebook”.