Nesër mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së

15 shtator 2022 | 10:55

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, nesër, më datë 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve kriminale…