Nesër mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së
28 korrik 2022
| 14:56
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nesër mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së.
Ceremonia mbahet në orën 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së në Ferizaj.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.