Nesër mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Dragashit
07 maj 2019
| 17:51
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për transparencë parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.
Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet të nesër (mërkurë) më 8 maj, në Dragash.
Ky takim do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në orën 14:00.
Në debat do të marrin pjesë deputetët: Driton Selmanaj-LDK, Luljeta Veselaj Gutaj-PDK, Drita Millaku -LV, Blerim Kuçi – AAK, Emilija Redžepi – AAK dhe Duda Balje – 6+.
/Epoka e re/