
Nesër mbahet debati parlamentar për pandeminë Covid-19
16 nëntor 2020
| 15:57
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e martë) seancë plenare e ku në rend dite do të jetë debati parlamentar për situatën pandemike në vend.
“Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 në Republikën e Kosovës nga ana qeverisë”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
Kujtojmë se në Kuvend ka ngecur miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike si dhe disa ligje të tjera të rëndësishme për jetën e qytetarëve.