Nesër mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2018
Nesër (e shtunë) mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2018. Defileu i ansambleve fillon në orën 17:00 nga Sheshi “Adem Jashari” (platoja tek komuna e vjetër) për të vazhduar përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” e deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.
Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet në orën 18:00 në Amfiteatrin e hapur në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Festivali tradicional i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2018, organizohet për të gjashtëmbëdhjetin vit më radhë, dhe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë. Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.