Nesër mbahet Konventa zgjedhore e Rinisë Demokratike
Nesër (e shtunë) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të Rinisë Demokratike.
Pjesa e parë e Konventës, është e hapur për media.
Konventa zgjedhore e Rinisë Demokratike do të mbahet në “Hotel Emerald” në Prishtinë, në orën 10:30.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kjo parti ka shënuar fitore të mëdha falë përkushtimit të të rinjve të saj, të cilët me shumë përkushtim e krenari kanë shpërndarë gjithandej Kosovës programin politik të PDK-së.
“Sot, pata kënaqësinë ta takoj kryesinë e deritashme të Rinisë Demokratike të Kosovës dhe t’i falënderoj për punën dhe vullnetin e madh për të vazhduar bashkërisht rrugëtimin. Dekada e Re është platformë e të gjithëve dhe secili do të ketë hapësirë që të kontribuojë për zhvillimin e mëtejmë të vendit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/