Nesër mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i FBK-së
29 gusht 2024
| 11:30
Nesër (e premte) do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Kuvendi do të mbahet nga ora 17:30 në Prishtinë me këtë rend të ditës:
Zgjedhja e trupave punues:
Kryesisë së punës;
Komisionit verifikues;
Procesmbajtësit;
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;
Prezantimi i kandidatëve për kryetar të FBK-së;
Votimi për kryetar të FBK-së;
Votimi për anëtarët e bordit të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të FBK-së;
Të ndryshme.