Nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte), ku do të diskutohet për disa pika të përcaktuara në rend të ditës.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 12:00.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020,
3. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit
(shpërndara me 18 maj 2020),
4. Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,
5. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,
6. Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,
7. Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,
8. Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.
Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!. (A. M / Epoka e re).