Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjet ndërkombëtare
19 shtator 2018
| 12:01
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që nesër (e enjte) në orën 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Seanca do të mbahet me kërkesën e partive opozitare dhe dy deputetëve të pavarur.
Këto janë marrëveshjet që do të ratifikohen: Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
/Epoka e re/