Nesër mbahet seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit
24 janar 2018
| 15:44
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër (e enjte) do të fillojë do të mbahet seanca e parë e sesionit pranveror.
Në këtë seancë do të votohet një raport dhe pritet të formohen disa komisione.
Rendi i ditës:
- Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.