Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit, ky është rendi i ditës
21 mars 2021
| 16:00
Kuvendi i Kosovës nesër (e hënë) do ta mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.
Në këtë seancë, e cila do mbahet në orën 10:00, pritet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarit e Kuvendit të Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.