Nesër mbahet seanca për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
03 dhjetor 2020
| 21:02
Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër (e premte) në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për çështjen e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
E vetmja pikë e rendit të ditës do jetë, ”Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e së premtes, është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës amandamentet e së cilës për miratimin e këtij Projektligji, janë pranuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).