
Nesër mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Podujevës
10 maj 2018
| 14:12
Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Podujevës.
Takimi mbahet në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë dhe fillon në orën 14:00.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Podujevës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Doruntinë Maloku-Kastrati, Zenun Pajaziti, Saranda Bogujevci, Salih Salihu dhe Enver Hoti.
/Epoka e re/