Nesër mbahet takimi i deputetëve me qytetarët e Gjakovës
03 maj 2018
| 17:03
Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, nesër (e premte) mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Gjakovës.
Takimi mbahet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë dhe fillon në orën 14:00.
Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Gjakovës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Mimoza Kusari – Lila, Hajdar Beqa, Arbërie Nagavci, Driton Çaushi, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala dhe Veton Berisha.