Nesër mbahet takimi i Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë
Në cilësinë e kryesueses, Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të Këshillit të 15-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, që do të mbahet nesër ( e enjte) në Prishtinë.
Ky takim është ngjarja më e rëndësishme rajonale sa i përket sektorit të energjisë. “Takimi i Këshillit do të kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka dhe Christofer Jones, përfaqësues i Komisionin Evropian. Ndërsa në hapja e takimit do të bëhet nga kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Këshilli i 15-të Ministror i Komunitetit të Energjisë, mbledh ministrat përgjegjës për energji të nëntë palëve kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina dhe Bashkimin Evropian”, është thënë në njoftimin e MZhE-së.