Nesër mblidhen në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë nesër në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë forcili i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi mistrat pritet të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike. Ai që do të kryesojë këtë takim do të jetë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.