Nesër mblidhen të gjithë kapitenët e klubeve të futbollit për rastin e Arben Beqirit
13 janar 2020
| 21:05
Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës nesër (e martë) në orën 11:45, në ambientin e FFK-së, ka ftuar të gjithë kapitenët e klubeve të futbollit të Kosovës të marrin pjesë në një takim informues në lidhje me hapat konkretë që t’i dalin në ndihmë Arben Beqirit, portier në klubin futbollistik Trepça ’89, i cili është i diagnostifikuar me tumor në lukth.
“Në këtë takim ftohen edhe mediat e portalet, dashamirët e futbollit dhe shoqëritë e tjera që kanë vullnet të mirë për ta përkrahur Arbenin përgjatë kësaj sfide shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShMDFK-së.
/Epoka e re/