Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte) në orën 10:00 për të vendosur për mbajtjen e seancës se radhës së Kuvendit.
Në rend të ditës, në këtë mbledhje të Kryesisë është edhe rekomandimi i Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës (RTK).
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
5. Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
6. Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave