Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, vetëm një pikë e rendit të ditës
15 mars 2021
| 21:54
Kryesia e Kuvendit mblidhet ditën e marte në ora 09:00.
Më datë 16 mars në këtë mbledhje do të diskutohet rreth seancës konsitituive të Kuvendit si pikë e vetme e rendit të ditës, përcjellë Gazeta Blic.
Pritet që data e seancës konstituive të jetë data 22 mars.
Pas konstituimit të Kuvendit pritet edhe zgjedhja e Qeverisë dhe votimi i Presidentit.