
Nesër mblidhet Kuvendi, ky është rëndi i ditës
14 dhjetor 2022
| 22:07
Kuvendi i Kosovës, nesër do të zhvillojë seancën e radhës plenare, duke filluar nga ora 10.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është njoftuar edhe për rëndin e ditës, pjesë e të cilit do të jetë, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Në rënd dite, do të jetë edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Komunikata e plotë:
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 15 dhjetor 2022
Dita: E enjte
- Seanca plenare
- Vendi: Kuvendi i Kosovës
- Koha: 10:00
Rendi i ditës
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.