Nesër mbyllet afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim
04 shkurt 2025
| 12:17
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta do të mbyllet nesër (e mërkurë) në orën 16:00.
Sipas njoftimit nga KQZ regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe www.kqz-ks.org duke klikuar butonin “Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta” ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, ka njoftuar KQZ-ja .