Në kuadër të kësaj fushate janë organizuar një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shënuar këtë Ditë ndërkombëtare, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur një automjet të aksidentuar me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që mos të jenë pjesë e statistikave në aksidente.