Nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë – Pejë

11 dhjetor 2024 | 16:01

Ministria e Infrastrukturës u ka rikujtuar qytetarëve se nesër (e enjte) do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, meqë do të realizohet minimi Nr.4  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Në njoftimin e ministrisë është thënë se do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”,është thënë në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa vitesh, familja Kardashian ka qenë referencë e standardeve…