Nesër mot me diell në Kosovë

16 mars 2019 | 19:30

Gjatë ditës së diele do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil, thuhet në njoftimin Institutit Hidrometorologjik të Kosovës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat e mbinormales, por masat e ajrit të cilat do të vijnë nga juglindja edhe pse të dobëta do të jenë aktive dhe do të krijojnë kushte për ajër të cilësisë së mire. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se…