Nesër, mot me diell, temperaturat maksimale deri në 16 gradë celsius
13 mars 2021
| 18:15
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHK-ja.