Nesër mot me shi në Kosovë

19 maj 2020 | 17:11

Të mërkurën e 20 majit do të ketë reshje shiu në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas IHMK-së, të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Kurase, të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë”, thuhet në njoftim. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar edhe…