
Nesër mot pranveror, temperatura deri në 22 gradë
09 prill 2020
| 21:33
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se të premten në vend do të mbajë mot me diell.
IHMK-ja, ka njoftuar se, të premten do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”.