Nesër ndeshjet kthyese në “play-off”-in e ligës së femrave
Prishtina dhe Bashkimi e kanë bërë një hap para për në finalen e “play-off”-it në Ligën e Femrave në basketboll.
Basketbollistet e Prishtinës kanë shënuar fitore bindëse ndaj Penzes në kryeqytet me rezultat 100:51 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it. Edhe vashat prizrenase me lehtësi kanë triumfuar në përballjen me Kastriotin, të cilën skuadër e kanë mundur me shifrat 89:41. Ndërkaq ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen të shtunën, njëra në Pejë dhe tjetra në Prizren.
Të shtunën me fillim nga ora 16:00 në palestrën “Sezai Surroi” Bashkimi e pret Kastriotin, si dhe duke filluar nga ora 17:00 Penza është nikoqire e Prishtinës. Në rast fitoreje të Prishtinës dhe Bashkimit, të dyja këto skuadra do të radhiten në finalen e madhe, e cila këtë edicion do të luhet në tri fitore.