Nesër në Bruksel takimi i radhës në kuadër të dialogut
20 tetor 2024
| 09:10
Më 24 tetor, në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen në takime dypalëshe, teksa akoma nuk dihet nëse të njëjtit do të pranojnë të ulën në tryezën e dialogut për të biseduar lidhur me çështjet relevante në agjendën e takimit.
Takimi në kuadër të dialogut është konfirmuar nga zëdhënësi europian, Peter Stano.
Më 17 shtator kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindte ata për një takim trepalësh në Bruksel.