Nesër në Bruksel takohen sërish Bislimi dhe Petkoviqi për dinarin
Nesër (e enjte) në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë për dinarin.
Ky është takimi i pestë (5), me radhë që kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, dhe ai serb, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takohen për këtë çështje, në përpjekje e sipër për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
Lajmin për takimin e së enjtes e ka konfirmuar edhe zëdhënësi BE-së, Petar Stano, për mediet në Bruksel të mërkurën.
Ndryshe, Lajçaku, pas ciklit të ri të takimeve të pasuksesshme që është zhvilluar të enjten e javës së kaluar në Bruksel të Belgjikës për dinarin, ka thënë se ndonëse ekzistojnë akoma dallime në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje është shprehur se në takimin e fundit është ngushtuar diferenca në qëndrime.