
Nesër në Gjakovë mbahet edicioni i 68-të i kërcimeve në ujë
21 korrik 2018
| 10:55
Nesër (e diel) në Gjakovë do të organizohet kampionati i 68-të i Kosovës i kërcimeve në ujë nga ura e fshejtë në tekniken këmbë dhe dallëndyshe.
Gjatë këtij viti është ndërtuar edhe kërcimorja në lartësi prej 12,5m e cila në radhë të parë do t’ju shërbejë kërcyesve për trajningje si dhe për gara të kategorive të reja /pioner, kadet e junior/.
Garat do të fillojnë prej ores 15:00.
