Nesër në Klinë fillon vaksinimi i qytetarëve kundër gripit
08 dhjetor 2019
| 15:49
Komuna e Klinës ka bërë me dije se nesër (e hënë) do të fillojë vaksinimi i qytetarëve kundër gripit.
Kjo komuna ka theksuar se tashmë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është furnizuar me vaksina të tilla.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dëshiron të njoftojë qytetarët, se QKMF-ja në Klinë është furnizuar me vaksina kundër gripit. Nga data 09.12.2019 (e hënë) mund të vaksinoheni me këtë vaksinë,nga ora 7:30-18:30 në QKMF ‘Nënë Tereza’ Klinë, sektori i Vaksinimit. Kjo vaksinë është e preferuar për personat në moshë të shtyrë, sëmundjet kronike, gratë shtatzëna, si dhe ata me imunitet të dobësuar”, ka njoftuar Komuna e Klinës.
/Epoka e re/