Nesër në Kosovë mot i vranët, pasnesër përsëri diell
26 mars 2019
| 23:07
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme, mërkure dhe enjte.
“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, përfundoi njoftimi.