Nesër në kryeqytet fillon procesi i eliminimit të brejtësve
Nesër (e martë) fillon procesi i deratizimit vjeshtor (eliminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. Kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert e bodrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, është theksuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/