Nesër në Malishevë fillon fushata e dezinsektimit kundër rriqrave

06 maj 2020 | 13:47

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), Komuna e Malishevës nga nesër (e enjte) do të fillojë fushatën e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike.

Kjo fushatë e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, do të fillojë në fshatin Lladrovc, ndërsa dezinsektimi do të vazhdojë sipas planifikimit, bazuar në situatën në terren.

“Dezinsektimi përfshin hapësirat publike dhe private në zonat endemike. Dezinsektimi i zonave endemike do të filloj nga ora 08:00 në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në mesditë, dhe me këtë rast luten qytetarët që t‘i marrin masat e duhura preventive, në veçanti luten bletarët për kujdes të shtuar”, ka njoftuar Komuna e Malishevës. (L.G: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbështetje të mësimit në distancë, Lazim Destani dhe kompania…