![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/cc.jpg)
Nesër në Malishevë mblidhet shtabi i menaxhimit të Covidit
14 korrik 2022
| 16:47
Pas rritjes së rasteve pozitive me Covid-19, kryetari i shtabit emergjent për menaxhimin e situatës me Covid-19 në komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, për ditën e premte, më 15 korrik, në orën 13:30, i ka ftuar në takim anëtarët e shtabit, ku do të vlerësohet situata pandemike në komunën e Malishevës dhe zbatimi i masave anti-Covid, me qëllim të parandalim të përhapjes së virusit.