Nesër në ora 11:00, KQZ-ja i certifikon rezultatet e zgjedhjeve

12 mars 2021 | 20:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të shtunën për certikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmi për “Reporteri”, është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.

Ai ka thënë se nesër në ora 11:00, KQZ-ja do t’i certifikoj rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, ka thënë Elezi për Reporteri.net

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Supreme ka vendosur të refuzoj ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nga pesëmbëdhjetë ankesat e pranuara nga kandidatët dhe subjektet politike kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme, kjo Gjykatë ka vendosur që të pesëmbëdhjetat t’i refuzojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Treni ka goditur një veturë në rrugën hekurudhore në Ferizaj.…