Nesër në orën 10:00 mbahet seanca e Kuvendit për votimin e ushtrisë
13 dhjetor 2018
| 15:39
Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër (e premte) do të mbahet seanca plenare, në të cilët do të votohen në lexim të dytë, tri projektligjet për transforimin e FSK-së.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.