Nesër në orën 10:00 mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit
21 gusht 2019
| 16:57
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër (e enjte) në orën 10:00 do të mbahet seanca për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë.
Para se deputetët të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit, pritet ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Të gjitha partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës janë deklaruar se do të votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit.
Nëse deputetët votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit, atëherë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i mbetet që ta caktoj datën e zgjedhjeve të reja brenda afateve kushtetuese.
/Epoka e re/