Nesër në Prishtinë protestohet kundër dhunës ndaj grave e vajzave
Me moton “Boll Ma”, nesër në Prishtinë do të protestohet kundër dhunës institucionale dhe shoqërore ndaj grave.
Protesta mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00.
Përmes saj proteste, kërkohet shkarkimi i komandantit të policisë dhe policëve përgjegjës në Gjakovë.
Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare, janë vrarë nga ish-bashkëshorti i gruas.
Protestës në Gjakovë i prin familja e viktimës: Duam drejtësi për nënën dhe motrën tonë
Në rrjetin social “Facebook”, thirrja për protestë është publikuar nga organizata jo qeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” – INJEKT.
Gjeni të plotë thirrjen për këtë protestë:
#BollMa
Boll mo dhunes institucionale strukturore e shoqerore ndaj grave, ndaj te varferve, ndaj grupeve me te dobeta te shoqerise! Kerkojme drejtesi korrekte e jo selektive! Duhet te dalim ne qytetaret ta kerkojme shkarkimin e komandantit te policise dhe policeve neglizhente ne Gjakove, sepse institucionet nuk po e bejne. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlere! Kete duhet ta kuptojne edhe ata police!
Kjo proteste mbahet si vazhdim i organizimit te protestes ne Gjakove! Shpresoj qe edhe ne qytetet tjera te protestohet ndaj neglizhences dhe mosllogaridhenies te institucioneve tona!