Nesër në Prizren përurohet projektit ‘One Stop Shop”
08 mars 2020
| 14:09
Nesër (e hënë) në objektin e administratës komunale, do të bëhet përurimi i projektit “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë), projekt ky i realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme.
Prezentë në ceremoninë e përurimit do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Projekti “One Stop Shop” është një ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prizrenit dhe është hera e parë që një projekt i tillë realizohet në Kosovë.