Nesër në Shqiponjë të Gjakovës bëhen homazhe për dëshmorin Naser Brahimaj
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Gjakovë për nder të 23-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Naser Brahimaj, do të bëjë homazhe në kompleksin memorial të Dëshmorëve në Shqiponjë të Gjakovës.
”Njoftohen të gjithë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se të martën, më datë 5 prill, duke filluar nga ora 11:00, mbahen homazhe për dëshmorin e kombit Naser Brahimaj. Homazhet bëhen në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Shqiponjën legjendare, ish-Jabllanicë të Gjakovës”, kështu ka njoftuar OVL-ja dega në Gjakovë.
Homazhet do të bëhen të martën me 5 prill me fillim në ora 11.
Njoftimi i plotë:
Nesër me 05/04/2022, në 23 vjetorin e rënies kujtojmë Heroin Kombëtar, Naser Brahimaj
Homazhet do mbahen ne ora: 11:00 ne kompleksin memorial te Dëshmorëve ne fshatin Shqiponje (Jabllanicë)
Lavdi Heroit te Kombit Naser Brahimaj
Lavdi të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve te Kombit. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e dëshmorëve dhe luftën e drejtë të UÇK-së, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga shoqatat e luftës së UÇK-së, dega në Gjakovë.