​Nesër nënshkruhet aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

13 dhjetor 2022 | 21:51

Të mërkurën do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet në ora 11:00, ndërsa do të nënshkruhet aplikimi nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brigada e 93 e motorizuar e ushtrisë ukrainase, ka publikuar…