Nesër nënshkruhet investimi më i madh i pasluftës në Kosovë TC “Kosova e Re”
19 dhjetor 2017
| 16:24
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjeve Komerciale për TC “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe “Contour Global”, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ky investim është investimi më i madh në vend që nga paslufta, 1 miliardë e 300 milionë euro do të investohet në Kosovë, në sektorin e energjisë.