Nesër nënshkruhet marrëveshja për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së
18 nëntor 2018
| 13:00
Ministria e Integrimit Evropian (MIE) nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se nesër (e hënë) në ora 11:00 do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Norvegjinë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së.
“Të hënën më 19.11.2018, ftoheni të përcillni ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet Projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Integrimit Evropian.
/Epoka e re/