Nesër nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale Kosovë – Belgjikë
19 shkurt 2018
| 15:09
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, udhëtoi sot (e hënë) në Belgjikë, pasi nesër do të nënshkruhet marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me ministren e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik, Maggie De Block. Siç bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë, qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontribut-pagues, familjar, si dhe në pension invalidor të punës.