Nesër nënshkruhet vendimi për shpërblimin e kampioneve olimpike

28 shtator 2021 | 14:59

Vendimi për shpërblimin e dy kampioneve olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe trajnerit Driton Kuka do të nënshkruhet nesër (e mërkurë). Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij me rastin e përurimit të Qendrës Nacionale të Xhudos.

“Nesër do të nënshkruhen vendimet për shpërblimet e dy kampioneve olimpike, Norës dhe Distrias, që të tria bashkë e keni vendosur Pejën në hartën e botës dhe e keni ranguar Kosovën në piedestal kundër shteteve të tjera”, ka thënë kryeministri Kurti.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri Driton Kuka do të shpërblehen me nga 100 mijë euro, kjo pasi sportistet në fjalë kanë fituar medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kurse me shumë të njëjtë shpërblehet edhe trajneri Kuka. Shpërblimi i trajnerit vlerësohet me 50 përqindshin e asaj që shpërblehen sportistet.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca njëra nga prezantueset më të njohura shqiptare dhe…