
Nesër nga ora 16:00 fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike
25 shkurt 2025
| 22:34
Procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi për Periskopin.
Ai shtoi se më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352.