Nesër nis faza e tretë e dezinsektimit në Gjilan
06 gusht 2018
| 11:54
Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan nesër nis fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor e cila do të zgjasë deri më 10 gusht.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Selami Xhemaili, ka bërë me dije se të gjitha kushtet atmosferike e mundësojnë realizimin sa më të mirë të fazës së tretë të dezinsektimit e cila do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00.
Komuna e Gjilanit ka bërë apel tek bletarët që gjatë kohës sa do të zgjas dezinsektimi, t’i mbajnë të mbyllura bletët e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit.